image Vetaksident në magjistralen Klinë-Gjakovë, lëndohen gjashtë persona

Siguri

Vetaksident në magjistralen Klinë-Gjakovë, lëndohen gjashtë persona

news image

Sot rreth orës 12:40 ka ndodhur një vetaksident në magjistralen Klinë-Gjakovë, në të cilin janë lënduar gjashtë persona, ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali.

Njëri prej tyre është duke e vazhduar tretmanin mjekësor ndërsa pesë të tjerët janë liruar në shtëpi

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Fadil Gashi, toger i Policisë në rajonin e Pejës.

“Po, sot rreth orës 12:40 ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Klinë-Gjakovë, në të cilin gjashtë persona janë lënduar”.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes./Gazeta Sinjali/