image Vetaksident në Ferizaj, rrëshqet autobusi (Video)

Siguri

Vetaksident në Ferizaj, rrëshqet autobusi (Video)

news image

Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në komunën e Ferizajt, më saktësisht në rrugën që çon për në fshatin Mirash, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, shihet se një autobus ka rrëshqitur dhe pasagjerët kanë dalë jashtë, derisa ekipet e policisë janë aty.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai i tha Sinjalit se nga ky vetaksident një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Emergjencën e Ferizajt.

/GazetaSinjali/