image Veseli nga Ferizaj i bën thirrje Qeverisë Kurti të mos lë anash komunat e prekura nga koronavirusi

Kosovë

Reagim/ Veseli nga Ferizaj i bën thirrje Qeverisë Kurti të mos lë anash komunat e prekura nga koronavirusi

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Komunën e Ferizajt, nga ku i bëri thirrje qeverisë në detyrë që të mos lihen komunat anash, por të ndihmohen në këtë kohë të pandemisë.

Kreu i PDK-së ka thënë se është shembull i keq se si është lënë pas dore Komuna e Malishevës e cila ka numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus, në total 61.

“Kryetari Aliu ka bërë një punë të mirë, përveç faktit që i ka marr masat para rasteve për ta përballuar këtë krizë. Nuk është shembulli të lihet anash një komunë si është Malisheva. Duhet të bëhet më shumë nga qeveria për komunat sepse këta janë të parët që ballafaqohen me pandeminë, në gjithë regjionin e Ferizaj, po flasim vetëm për 22 testime janë pak”, u shpreh ai./Gazeta Sinjali/