image Vedat Muriqi te Mallorca, pothuajse e kryer

Futboll

Vedat Muriqi te Mallorca, pothuajse e kryer

news image

Vedat Muriqi tashmë ndodhet në Mallorca ku edhe i ka kryer testet e zakonshme mjekësore me klubin e ri.

Pjesën e mbetur të sezonit, sulmuesi kosovar do ta kalojë në elitën e futbollit spanjoll, duke luajtur për Mallorcan.

Muriqi tashmë e ka nënshkruar edhe kontratën me klubin spanjoll, huazim deri në fund të sezonit me vlerë 1 milion euro dhe 12 milionë nëse Mallorca dëshiron ta blejë kosovarin, sipas gazetarit Arlind Sadiku.

Prezantimi i futbollistit nga Prizreni te Mallorca pritet të bëhet nesër. /Gazeta Sinjali Sporti/