image Vedat Muriqi starton ndaj Valencias, ja formacionet

Futboll

Vedat Muriqi starton ndaj Valencias, ja formacionet

news image

Mallorca dhe Valencia përballen ndaj njëra tjetrës në xhiron e 26-të e vlefshme për La Ligan, shkruan Sinjali Sport.

Dueli i dy skuadrave spanjolle zhvillohet në “Visit Mallorca Estadi”, të Mallorcas, nga ora 14:00.

Vendasit janë ngritur në tabelë pas transferimit të sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi, ku me të i kanë fituar dy nga tre ndeshjet e luajtura.

Reprezentuesi  i Kombëtares së Kosovës ka shënuar dy gola dhe një asistim në elitën e futbollit spanjoll në këtë tre ndeshjet e para, ku ka marrë vëmendje në gadishullin iberik.

Mysafirët gjenden në vendin e 12-të me 30 pikë të arkëtuara, kurse vendasit me 26 pikë të grumbulluara pozicionohen në pozitën e 16-të.

Formacionet zyrtare janë publikuar, ku nga fillimi paraqitet edhe Muriqi.

/GazetaSinjaliSporti/