image La Liga vazhdon me 4 duele: Muriqi me Mallorcan presin Valencian, skuadrat madrilene në program

Futboll

La Liga vazhdon me 4 duele: Muriqi me Mallorcan presin Valencian, skuadrat madrilene në program

news image

La Liga vazhdon javën e 26-të më katër ndeshje në program për ditën e sotme, raporton Sinjali Sport.

Takimi mes Mallorcas dhe Valencias në ishull e nis ditën e sotme me fillim nga ora 14:00.

Skuadra e re e Vedat Muriqit, Mallorca në tri ndeshjet e fundit me sulmuesin kosovar në front ka arritur dy fitore e një humbje duke iu ikur rivalëve në luftën për mbijetesë, përderisa lakuriqët nuk dinë për fitore në elitën spanjolle qe tetë ndeshje.

Muriqi ka dy gola e një asistim në tre ndeshjet e para te skuadra e re, të cilët renditen në pozitën e 16-të me 26 pikë, gjersa mysafirët me 30 pikë pozicionohen në vendin e 12-të.

Sot luan edhe lideri, Real Madrid, të cilët janë luajnë si mysafirë, por në Madrid te Rayo Vallecano.

Rayo e pret Los Blancos në “Campo de Futbol de Vallecas” nga ora 18:30, ku synojnë t’i befasojnë mbretërit dhe t’i rikthehen fitoreve pas gjashtë ndeshjeve në ligë.

Galaktikët kryesojnë në La Liga me 57 pikë dhe kërkojnë ta vazhdojnë rrugëtimin drejt titullit, kurse Vallecano me 31 pikë renditet në vendin e 11-të.

Kampioni në fuqi, Atletico Madrid përmbyll ditën e sotme në elitën spanjolle me sfidën ndaj Celta Vigos në “Wanda Metropolitano”, nga ora 21:00.

Los Colchoneros këtë sezon nuk e kanë fytyrën e njejtë me atë të kaluarit, pasi janë larg 15 pikë larg kreut dhe gjenden në vendin e pestë me 42 pikë.

Mysafirët nga Vigo janë në mesin e tabelës me 32 pikë të grumbulluara tek pozita e nëntë.

Të gjitha ballafaqimet e sotme janë këto:

/GazetaSinjaliSporti/