image Eurogoli i Pedrit i dhurohet zyrtarisht Aubamyangut, i cili e devijoi, duke e arritur hat-trickun e parë me Barçën

Futboll

Eurogoli i Pedrit i dhurohet zyrtarisht Aubamyangut, i cili e devijoi, duke e arritur hat-trickun e parë me Barçën

news image

Barcelona e mposhti në udhëtim Valencian në kuadër të javës së 25-të në La Liga, shkruan Sinjali Sport.

Blaguranasit fituan me rezultat të thellë 1-4 në “Mestalla” ndaj lakuriqëve.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i ri i katalunasve, Pierre Emerick-Aubameyang, i cili realizoi hat-trick.

Edhe pse futbollistit nga Gaboni në fillim iu numëruan vetëm dy gola, por pas ndeshjes La Liga ia numëroi golin e tij të tretë devijimin që e bëri te gjuajtje e Pedrit.

Kështu që sulmuesi 32-vjeçar arriti hat-trickun e parë, në ditën kur edhe e realizoi golin e parë me fanellën e Barçës.

Për këtë ndryshim njoftoi edhe faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter, e cila nëpërmjet një video e uroi Aubameyangun për këtë sukses.  

/Gazeta Sinjali Sporti/