image Dy mungesa të rëndësishme për Realin

Futboll

Dy mungesa të rëndësishme për Realin

news image

Të mërkurën do të startojë Superkupa e Spanjës me ndeshjen e parë gjysmëfinale mes Realit të Madridit dhe Valencias. Madrilenët kanë disa mungesa të rëndësishme në prag të kësaj sfide.

Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar se mbrojtësi David Alaba dhe mesfushori Aurelien Tchouameni nuk janë nisur me skuadrën për në Riad.

Përveç këtyre dy lojtarëve në Superkupë do të mungojë edhe Alvaro Odriozola për shkak dëmtimi, por Ancelotti mund të buzëqeshë sepse janë rikthyer në skuadër Dani Carvajal dhe Mariano Diaz, të cilët janë të gatshëm për këtë takim.

/GazetaSinjaliSport/