image Vedat Muriqi i pafat, kompleton 90 minuta në disfatën e Mallorcas ndaj Valencias

Futboll

Vedat Muriqi i pafat, kompleton 90 minuta në disfatën e Mallorcas ndaj Valencias

news image

Mallorca dhe Valencia u përballen ndaj njëra tjetrës në xhiron e 26-të e vlefshme për La Ligan, shkruan Sinjali Sport.

Dueli i dy skuadrave spanjolle u zhvillua në “Visit Mallorca Estadi”, të Mallorcas, ku ndeshja përfundoi me rezultat minimal 0-1.

Gabriel Paulista në minutën e katër lansoi një projektil, duke e realizuar një eurogol.

Mysafirët u ngritën në vendin e nëntë me 33 pikë të arkëtuara, kurse vendasit me 26 pikë të grumbulluara pozicionohen në pozitën e 16-të.

Vedat Muriqi luajti tërë ndeshjen, duke pasur një paraqitje të mirë por që i mungoi fati, pasi nuk arriti të shënoi në disa raste që i kishte.

Kjo është përballja e parë që reprezentuesi kosovar nuk arriti të lë shenjë, pasi në tre duelet e para arriti dy gola e një asistim.

/GazetaSinjaliSporti/