image Vedat Muriqi reagon për herë të parë pas transferimit në Mallorca

Futboll

Vedat Muriqi reagon për herë të parë pas transferimit në Mallorca

news image

Vedat Muriqi ka kompletuar lëvizjen e tij drejt La Liga.

Lojtari i Lazio ndërroi skuadër në ditën e fundit të merkatos, duke shkuar në huazim te skuadra e Mallorca.

Për aventurën e re, lojtari kosovar është shumë entuziast dhe mezi pret të fillojë.

“Përshëndetje Mallorca. Jam shumë entuziast për sfidën e re”, ka shkruar Muriqi në ‘Twitter’.

“Shihemi së shpejti në ‘Mallorca Estadi’, shtoi ai.

Muriqi synon të kthehet në formën e tij të dikurshme, të cilën nuk e gjente te Lazio. /Gazeta Sinjali Sporti/