image Vedat Muriqi ka udhëtuar për në Angli për ta kompletuar marrëveshjen me West Bromwichin

Futboll

Vedat Muriqi ka udhëtuar për në Angli për ta kompletuar marrëveshjen me West Bromwichin

news image

Vedat Muriqi ka filluar të marrë vëmendje, me emrin e tij që lidhet me një largim të mundshëm nga Lazio.

Largimi nga Lazio shihet si vetëm çështje kohe, por skuadra se ku do të përfundojë nuk dihet akoma. Tri janë pistat e mundshme; Angli, Rusi dhe Turqi.

Mediat turke sot raportojnë se Vedat Muriqi ka udhëtuar drejt Anglisë, për të mbyllur marrëveshje me West Bromwich Albion.

Thuhet se skuadra angleze dëshiron ta marrë lojtarin në formë huazimi, deri në fund të këtij sezoni, por me opsion blerjeje në fund.

Vedati ka luajtur 11 ndeshje në Serie A me Lazio këtë sezon, dhe ka bërë vetëm një asistim.

Në anën tjetër, Igli Tare, drejtor sportiv i Lazio ka konfirmuar interesimin e një skuadre nga Rusia. Të gjitha indikacionet shtyjnë të besojnë se ajo është CSKA Moscow. /Gazeta Sinjali Sporti/