Një lajm i madh nga Turqia vjen në orët e vonshme të mbrëmjes në lidhje me Vedat Muriqin.
Sulmuesi kosovar mund të transferohet tek skuadra e madhe turke, Galatasaray.
Do të ishte një transferim i bujshëm për shkakun se kjo skuadër është rivale e madhe e ish skuadrës së Muriqit, Fenerbahce.
Sipas La Gazetta dello Sport, Muriqi do të transferohet tek Galatasaray, kurse Patrick van Aanholt do të kalojë tek Lazio. /Gazeta Sinjali Sporti/