image E dhimbshme/ U lëndua në vendin e punës, ndërron jetë punëtori i ndërtimtarisë në Prishtinë

Siguri

E dhimbshme/ U lëndua në vendin e punës, ndërron jetë punëtori i ndërtimtarisë në Prishtinë

news image

Një person ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në Prishtinë për shkak të lëndimeve që i mori në vendin e tij të punës, në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, viktima ishte punëtor i ndërtimtarisë dhe gjatë ditës së djeshme, derisa ishte duke punuar në një objekt pësoi lëndime të rënda trupore.

Si pasojë e lëndimeve të marra viktima është dërguar në QKUK, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Në lidhje me këtë rast janë intervistuar pesë dëshmitarë dhe me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:30, në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë./GazetaSinjali/