image Vdes në rrethana të dyshimta një person në Prishtinë

Kosovë

Policia/ Vdes në rrethana të dyshimta një person në Prishtinë

news image

Një person ka ndërruar jetë sot në mesditë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësja e Policisë pë rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimes (mashkull)”, ka thënë Ahmeti.

Ajo shtoi se me këtë rast po merren njesitë përkatëse policore.

Ndërkohë dëshmitarët thonë se viktima ishte i moshuar dhe po hynte në ndërtesën ku banonte. /Gazeta Sinjali/