image Konflikti i armatosur në "Mati 1", vdes personi i tretë, anëtar i familjes Rafuna

Kosovë

Tragjike/ Konflikti i armatosur në “Mati 1”, vdes personi i tretë, anëtar i familjes Rafuna

news image

Njëri nga të plagosurit që po trajtohej në Klinikën e Intensivës në QKUK, pas përleshjes më armë zjarri që ndodhi para disa ditësh në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ka vdekur sot. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar nga QKUK-ja për Gazetën Sinjali.

“Personi ka ndërruar jetë sot rreth orës 15:15, bëhet fjalë për Gani Rafunen i lindur në vitin 1943”, konfirmoi doktoresha kujdestare e Klinikës së Intensivës, Agreta Gecaj, për Gazetën Sinjali.

Konflikti i armatosur që dyshohet se ndodhi për shkak të çështjeve pronësore ndodhi më 5 shtator në kryeqytet. Atë ditë ka vdekur Bashkim Mehmeti dhe Mefail Rafuna, ndërsa nga plagët që ka marrë prej armës së zjarrit sot ka vdekur edhe Gani Rafuna.

Pas tragjedisë në “Mati 1” policia kishte arrestuar tre persona. /Gazeta Sinjali/