image Vdes 19-vjeçari që u aksidentua sonte në Podujevë

Siguri

Vdes 19-vjeçari që u aksidentua sonte në Podujevë

news image

Sot rreth orës 17:30, në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës janë lënduar tetë persona si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tri veturave dhe një traktori, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, njëri prej tyre, nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i PK-së në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se vdekjen e viktimës A.B., (mashkull) 2001e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Të nderuar ju njoftojmë se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar  në aksidentin që ka ndodhë në Shajkovc të Podujevës ka arritë në 8 persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A.B (mashkull) 2001e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha ai. /Gazeta Sinjali/