image Aksident i rëndë në Podujevë, shtatë persona bëhen për spital

Siguri

Aksident i rëndë në Podujevë, shtatë persona bëhen për spital

news image

Sot rreth orës 17:30, në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës janë lënduar shtatë persona si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tri veturave dhe një traktori, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/