image Vazhdon sanimi i gypit të dëmtuar, Ujësjellësi në Prishtinë ka një njoftim për konsumatorët

Sociale

Vazhdon sanimi i gypit të dëmtuar, Ujësjellësi në Prishtinë ka një njoftim për konsumatorët

news image

Disa rrugë të lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo për shkak të dëmtimit të një gypi, sanimi i të cilit ende po vazhdon,

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Njoftimi i plotë:

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit bashkë me drejtoren teknike janë aty dhe po bëjnë çmos që pavarësisht natyrës më të ndërlikuar të sanimit, të stabilizojnë sa më shpejtë furnizimin me ujë të pijshëm për pikat e larta që furnizohen nga fabrika e trajtimit të ujit në Badoc.
Ua kujtojmë se dëmtimi i gypit të çelikut, si një ndër linjat më të vjetra në funksion dhe si një nga arteriet kryesore të furnizimit me ujë, u dëmtua më datë 4 shtator pas mesnate. Kërkojmë mirëkuptim nga ju dhe ju falënderojmë pafund për durimin!

/GazetaSinjali/