image Vazhdon edhe sonte protesta nga ballkonet

Kosovë

Aktualitet/ Vazhdon edhe sonte protesta nga ballkonet

news image

Prishtinasit kanë protestuar edhe sonte nga ballkonet e shtëpive dhe banesave të tyre, ku po qëndrojnë të izoluar tash e sa ditë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Me tenxhere, lugë e mjete jo të rrezikshme ata po shfaqin shqetësimin e tyre për zhvillimit e fundit në politikë.

Kjo është nata e katër që ata po protestojnë në ora 20:00.

Përveç Prishtinës, protestat nga ballkonet po zhvillohet edhe në Fushë Kosovë, Pejë e Gjakovë. /Gazeta Sinjali/