image Vazhdojnë vjedhjet e naftës në QMF-në e Gjakovës

Siguri

Vazhdojnë vjedhjet e naftës në QMF-në e Gjakovës

news image

Disa ditë më parë, Gazeta Sinjali ka raportuar se rezervuari i furnizimit me naftë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë është zbrazur pesë ditë pas mbushjes.

Edhe pas raportimit të dy rasteve të reja të vjedhjeve në këtë rezervuar gjatë ditës së mërkurë, ky rezervuar është vjedhur edhe gjatë ditës së djeshme.

Policia bën të ditur se gjatë ditës së djeshme rreth orës 09:00 janë vjedhur edhe 300-400 litra naftë.

Gazeta Sinjali ka pyetur Prokurorinë Themelore në Gjakovë për detajet lidhur me këtë rast.

Prokuroria në Gjakovë në përgjigje për Sinjalin kanë thënë se për këtë rast janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore. /GazetaSinjali/