image Vazhdojnë vërshimet në Fushë Kosovë, bllokohet rruga që e lidh me Prishtinën

Sociale

Vazhdojnë vërshimet në Fushë Kosovë, bllokohet rruga që e lidh me Prishtinën

news image

Reshjet e shiut dhe borës të cilat po vazhdojnë që disa ditë në Kosovë, po vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje në shumë pjesë të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sasia e ujit, e akumuluar nga këto reshje, ka përmbytur segmentin e rrugës Fushë Kosovë – Prishtinë, në fshatin Vragoli.

Një sinjalizues ka dërguar foto në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet se për shkak të bllokimit të kësaj rruge, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve./Gazeta Sinjali/