Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se situatë e ngjashme meteorologjike si e ditëve që lamë pas, do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese.
Sipas njoftimit, kjo situatë stabile vjen si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit, ku për pasojë do të kushtëzojnë mot me diell.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme”, thuhet tutje në njoftim.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik kjo gjendje stabile e motit do të vazhdojë edhe 7 ditë, ku më pas pritet çrregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu./Gazeta Sinjali/