image Vazhdojnë armëmbajtjet pa leje, arrestohen dy persona në Prishtinë

Siguri

Vazhdojnë armëmbajtjet pa leje, arrestohen dy persona në Prishtinë

news image

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë pasi që tek ta janë gjetur dy armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë, në dy lokacione të ndryshme “Rruga B” dhe rruga “Enver Zymberi”, në Prishtinë, gjatë kontrollit rutinë në dy veturat e ndaluara nga ana e zyrtarëve policorë janë sekuestruar dy revole.

Po ashtu, bëhet e ditur se ndaj personave të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit janë inicuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

Prishtinë, 09 janar  2021 –   Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, të mbështetur nga Njësiti special Operativ,  po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot  në orët e mbrëmjes në dy lokacione të ndryshme (rrugën”B” dhe rrugën “Enver Zymberi”), në Prishtinë, gjatë kontrollit rutinë në dy nga  veturat e ndaluara nga ana e zyrtarëve policor janë gjetë dhe sekuestruar dy revole.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

/Gazeta Sinjali/