image Moti në pesë ditët e ardhshme, temperaturat do shkojnë deri në 30 gradë

Kosovë

Moti në pesë ditët e ardhshme, temperaturat do shkojnë deri në 30 gradë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Nga ky institut njoftohet se në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot mjaft dinamik, i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshëri.

Kjo situatë vije si pasoj e fushave të fuqishme termike të ardhura  nga Afrika Veriore, të cilat mbizotëruan ditëve të fundit mbi gadishullin tonë . Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë në intervale të shkurta kohore“, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë e lehtë dhe lokale e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

/GazetaSinjali/