image Valon Berisha do të largohet nga Lazio në muajin janar

Futboll

Sport/ Valon Berisha do të largohet nga Lazio në muajin janar

news image

Futbollisti i njohur shqiptar Valon Berisha, do të largohet në muajin janar nga skuadra e Lazios.

Mediat raportojnë se trajneri Simone Inzaghi nuk ka plane për Berishen dhe ka kërkuar nga klubi që ta nxjerr në shitje.

Skuadra e Lazios për ta lënë të lirë Valon Berishën është duke kërkuar nëntë milionë euro.

Deri më tani nuk ka ndonjë ofertë për të, por që mediat italiane kanë raportuar se ekziston mundësia që ai të rikthehet në Salzburg./Gazeta Sinjali/