Valon Berisha nuk do të jetë pjesë e Lazios në stinorin pranveror, raporton Gazeta Sinjali.
Mesfushori i Kosovës do të huazohet nga klubi italian në Bundesligën gjermane.
Sipas mediumit Italian të afërt me Lazion “sololazio.it”, Berisha do të huazohet te Fortuna e Dusseldorfit.
Berisha do të largohet me shpresën se do të kthehet me më shumë vetëbesim, shkruan mediumi italian./Gazeta Sinjali/