image Valentino Rossi pensionohet nga MotoGP, mbyll epokën në Valencia

Sporte të tjera

Valentino Rossi pensionohet nga MotoGP, mbyll epokën në Valencia

news image

Fundi i një epoke dhe njëkohësisht fundi i një legjende të sportit të Moto Gp.

Menjëherë pasi kaloi vijën e finishit të garës së tij të fundit në klasin mbretëror asaj të Valencias, Valentino Rossi u ndal te tribuna e verdhë aty ku ishin tifozët e tij për t’u përshëndetur me ta.

Për ta pritur në atë pjesë të pistës kanë qenë të gjithë pilotët e tjerë të cilët e kanë përqafuar Doktorin për herë të fundit përpara se ai të nisë aventurën e tij në mjetet me 4 rrota.

Më pas italiani i përlotur ka bërë një xhiro rreth gjithë stadiumit i mbuluar nga tymi dhe mjete të tjera piroteknike të hedhura në pistë nga fansat e Vales.

Një faleminderit për të gjithë në pistë për të shkuar më pas në bokse dhe për të festuar me të gjithë. Vetëm vendi i 10-të për Rossin në Ricardo Tormo në pistën ku Ducati realizoi një tripletë.

Bagnaia u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit i ndjekur nga Jorge Martin dhe Jack Miller. /Gazeta Sinjali Sporti/