image Vaksinat kundër gripit në QKMF të Prishtinës kanë mbaruar, qytetarët detyrohen t'i blejnë

Kosovë

Shëndetësi/ Vaksinat kundër gripit në QKMF të Prishtinës kanë mbaruar, qytetarët detyrohen t’i blejnë

news image

Pavarësisht se u shpërndan rreth 12 mijë vaksina kundër gripit sezonal, kërkesat mbeten ende të mëdha për vaksinim.

Dhënia e tyre ka përfunduar që nga data 20 dhjetor, por qytetarët ende po frekuentojnë Qendrat e Mjekësisë Familjarë për t’u pajisur me vaksina.

Por shefi i Njësisë së Vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Nexhmedin Hoti, tha se dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal, ka përfunduar që nga data 20 dhjetor.

Sipas tij, shumë pacientë kanë mbetur pa e marr vaksinën për shkak të neglizhencës së tyre.

“Pacientët e interesuar dhe ata që kanë qenë me indikacione për marrjen e vaksinës së gripit, vaksinën e kanë marrë, ka pacientë që kanë mbet pa e marrë vaksinën e gripit për shkak të neglizhencës së tyre apo për çfarë arsye nuk e di po që kanë ardhur me vonesë ata nuk kanë pasur mundësi me pas vaksinë se janë kryer vaksinat e gripit. Dmth është  një pakicë e njerëzve që vijnë herë pas here pyesin a ka, a kanë mbetur vaksina të gripit. Por, vaksina të gripit në Prishtinë nuk kanë mbetur dhe nuk ka. Po mendoj në QKMF e Prishtinës. Ngase të gjitha vaksinat e dedikuara për ne i kemi aplikuar te personat të cilët kanë pasur nevojë për me marrë këtë vaksinë”, tha ai për EO.

Më tutje, Hoti, thotë se nuk do të bëjnë më kërkesa në IKSHP, për furnizim me vaksina.

“Ne i kemi kryer vaksinat tona qa ka pasur Komuna e Prishtinës i ka kryer vaksinat, ne nuk bëjmë më kërkesa, ngase i kemi planifikuar 1 vit paraprakisht për këtë doza të vaksinës, Kurse nëse këto komunat tjera nuk i kanë kryer ose nuk i kanë dhënë unë nuk e di. Vaksinat janë sezonale, as nuk rezervohen, as nuk pritet për me u dhënë mëtutje. Ato mund të jepen edhe deri në maj, porse vaksinat për me u mbrojt nga gripi duhet me u dhënë në sezonën në kohën e caktuar kur është koha optimale”, u shpreh ai.

E të gjithë qytetarët të cilët kanë mbetur pa marrë këtë vaksinë, atë mund ta gjejnë në ndonjë barnatore edhe pse sasia e tyre është  shumë e vogël./Gazeta Sinjali/