image “Vaksina ka dhjam derri e qeliza të majmunëve”, fletushka skandaloze shpërndahen në një shkollë në Prishtinë (FOTO)

Kosovë

“Vaksina ka dhjam derri e qeliza të majmunëve”, fletushka skandaloze shpërndahen në një shkollë në Prishtinë (FOTO)

news image

Në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë sot janë shpërndarë fletushka me përmbajtje skandaloze kundër vaksinimit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të faqes Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë, të cilët kanë shpërndarë fotot të këtyre fletushkave.

Në to thuhet se vaksinat përmbajnë dhjam derri, qeliza të majmunëve e pjesë të organeve të fëmijëve të abortuar.

Në fletushka citohen doktorë të ndryshëm që tashmë janë deklaruar kundër vaksinimi.

/GazetaSinjali/