image Vajza e mitur në Gjakovë del me të dyshuarin që e njohu në Snapchat, nëna e saj thotë se ajo u sulmua seksualisht

Siguri

Vajza e mitur në Gjakovë del me të dyshuarin që e njohu në Snapchat, nëna e saj thotë se ajo u sulmua seksualisht

news image

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Në shumë raste viktimat janë vajzat e mitura, të cilat bien pre e keqpërdorimeve nga të rriturit. Këta të fundit rastisin të jenë edhe persona të njohur për to, e që nuk hezitojnë të krijojnë raporte intime me minorene ani pse janë nën moshën 18-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Një vajzë e mitur në fshatin Brekoc të Gjakovës dyshohet se mbrëmë rreth orës 21:00 është sulmuar seksualisht nga një person i rritur.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar nëna e vajzës, e cila bashkë me të bijën shkoi në stacion policor ku rrëfeu se 14-vjeçarja mbrëmë kishte dalë nga shtëpia dhe ishte takuar me të dyshuarin.

E mitura në prezencën e nënës së saj dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, ka dhënë deklaratën e saj para hetuesve policorë, ku ka bërë me dije se me të dyshuarin 22-vjeçar është njoftuar që disa muaj përmes rrjetit social Snapchat.

Bazuar në dëshminë e saj, ajo dhe i dyshuari kanë pasur kontakt intim si puthje e prekje, por e njëjta ka deklaruar se nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Ajo i është nënshtruar edhe ekzaminimeve mjekësore, ku nuk ka rezultuar të ketë shenja të dhunës.

I dyshuari ende nuk është arritur që të arrestohet, por Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Sulm seksual’.

Ndërkohë janë marrë të gjitha veprimet hetimore që i dyshuari të kapet dhe në momentin e arrestimit, i njëjti me urdhër të prokurorit pritet të ndalohet për 48 orë.

/GazetaSinjali/