Goli i Luis Suarez ndaj skuadrës së Interit është zgjedhur nga Liga e Kampionëve, si goli më i mirë i javës në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.
Suarez shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Barcelonës, por i pari i shënuar nga distanca ishte thjeshtë fantastik, kështu duke u zgjedhur më i miri i javës në Ligën e Kampionëve.
Në garën e golit më të mirë të javës, sulmuesi uruguaian mposhti Sadio Manen, Joshua Kimmich dhe Haim Ziyech./Gazeta Sinjali/