image U rrëmbye nga një i dyshuar/Detaje se si u lokalizua vendndodhja e saj në Prishtinë

Siguri

U rrëmbye nga një i dyshuar/Detaje se si u lokalizua vendndodhja e saj në Prishtinë

news image

Një femër në Prishtinë ka njoftuar se ishte rrëmbyer, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar prej burimeve në Polici se ajo e ka njoftuar të dashurin e saj përmes telefonit, se me datë 30 prill, ishte marrë me dhunë nga një i dyshuar në rrugën “Dritan Hoxha”.

Policia kishte nisur hetimet e menjëhershme dhe siç mëson Sinjali, ka arritur të lokalizojë edhe vendin e tyre. Viktima është liruar ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Sinjali mëson se gjatë intervistimit i dyshuari ka mohuar se e ka marrë me dhunë atë dhe ka thënë se ajo ka shkuar me vetëdëshirë.

Të njëjtit, i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. /Gazeta Sinjali/