Që një kohë të gjatë në shtypin rozë e rrjetet sociale përflitet për një lidhje dashurie mes modeles, Adrola Dushi dhe repartistit, Capital T.
Megjithatë, të njëjtit në intervistat e dhëna kanë mohuar të ketë diçka më shumë mes tyre, përveçse miq të mirë.
Së fundmi, modelja nga Shqipëria ka publikuar një fotografi në Instagram ku kishte marrë një dhuratë gjatë një darke buzë detit.
Ish-Missi u shfaq me një buqetë me trëndafila të kuq derisa shkruante: “Zgjidhni atë që e bën zemrën tuaj të lulëzojë”, duke bërë të mendohet se u surprizua nga i dashuri.
Krahas postimit të 31-vjeçares, ndjekësit kanë shkruar se ky person është Capital T, për të cilin tërthorazi Dushi ka bërë një reagim.
“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara! Qenie mizore”, ka shkruar ajo.
Me këtë ka lënë të nënkuptohet se është e mërzitur nga gjithë këto shkrime e spekulime që janë bërë rreth jetës së saj private./Gazeta Sinjali/