image Capital T njofton se ka ndërruar lokacionin e koncertit: ‘Shefi’ më telefonoi dhe më tha “duhet të ma lëshosh stadiumin”

Bota e Yjeve

Capital T njofton se ka ndërruar lokacionin e koncertit: ‘Shefi’ më telefonoi dhe më tha “duhet të ma lëshosh stadiumin”

news image

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka planifikuar të shënojë një nga momentet më kulminante të karrierës më 11 gusht, duke mbajtur solo-koncertin e tij “Time Capsule II” në Prishtinë.

Lokacioni i përzgjedhur për mbajtjen e këtij koncerti ka qenë Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet, mirëpo për shkaqe teknike koncerti nuk do të mbahet aty.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, reperi i hitit “Karma” ka bërë të ditur se “Time Capsule II” tashmë do të zhvillohet në parkingun e Pallatit të Rinisë.

Duke iu referuar babait të tij, kryetarit të FFK-së Agim Ademi si ‘shefi’, Capital T ka bërë të ditur se saktësisht ‘shefi’ ia ka ndryshuar planet.

/GazetaSinjali/