image Akon pranon ftesën e Capital T për të ardhur në Prishtinë

Bota e Yjeve

Akon pranon ftesën e Capital T për të ardhur në Prishtinë

news image

Capital T do të ketë të ftuar një artist special në koncerti e tij Time Capsule II.

Në mes të një nga toure-ve të tij legjendare në Europë, Akon pranoi ftesën për të ardhur në Prishtinë në Time Capsule II të Capital T.

Përpos faktit që është këngëtar i kalibrit botëror, Akon është një producent i shkëlqyer dhe filantrop i rrallë. Veprimtaria e tij për zhvillimin e Afrikës jehon fort në rrethet e punës zhvillimore të vendeve të botës së tretë.

Koncerti Time Capsule II është koncerti më i përzier në kombësi ndonjëherë në botën shqiptare, si në staff dhe në të ftuar.

/GazetaSinjali/