image Capital T pyetet në koncert për Adrolën, reagimi i tij bëhet viral - VIDEO

Bota e Yjeve

Capital T pyetet në koncert për Adrolën, reagimi i tij bëhet viral – VIDEO

news image

Këngëtari i njohur, Capital T po vijon mbrëmjet e tij muzikore, brenda dhe jashtë vendit, nga ku po përcjell një atmosferë të zjarrtë.

Teksa po performonte në një diskotekë jashtë Kosovës, ai është pyetur për modelen Adrola Dushi.

Disa vajza të pranishme në koncertin e tij, kishin vendosur ta bëjnë trendin e TikTok-ut, duke shkruajtur në telefon teksa e pyesnin se ku është Adrola.

Reagimi i tij ishte epik, ai përmes gjuhës së trupit tregoi se ajo ishte duke fjetur. 

Kujtojmë se tash e disa kohë reperi dhe modelja po përfliten për një lidhje dashurie, por që nga dyshja deri më tani nuk është konfirmuar asgjë, vetëm se kanë lënë gjithmonë vend për dyshime.

@edonaanode00 #adroladushi #capital #madshkoder #shkoderalbania🇦🇱 #tiktokalbania #like #fyp #viral @Capital T @Adrola Dushi #capitaltfans ♬ suono originale – 🤍🌸

/GazetaSinjali/