image U.d. i drejtorit të Trepçës: 1 milion eurot e qeverisë nuk na nxjerrin nga kriza

Kosovë

U.d. i drejtorit të Trepçës: 1 milion eurot e qeverisë nuk na nxjerrin nga kriza

news image

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 1 milion euro për ndërmarrjen publike “Trepça”. Mirëpo, një shumë e tillë po konsiderohet e pamjaftueshme nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të “Trepçës”, Hysni Vrajolli, ka thënë për Gazetën Sinjali se kjo shumë nuk mund ta nxjerrë nga kriza këtë ndërmarrje.

“Kjo shumë nuk na nxjerrë nga kriza. Jo, hiq valla nuk na mjaftojnë, veç për pagat e muajit tetor, asgjë tjetër. Mundemi me ia dalë me shumë vështirësi”, tha ai.

Vrajolli tha se kanë pritur të marrin 5 milionë euro nga qeveria, ose të paktën 2.5. milionë, pasi që thotë se në kohë pandemie nuk kanë mundësi të paguajnë borxhet e trashëguara – për të cilat iu bllokuan llogaritë – dhe të paguajnë pagat e punëtorëve.

“Ministri dhe kryeministri janë të njoftuar se kjo shumë nuk na mjafton, edhe me shkrim edhe me gojë. Janë të gjithë të njoftuar, edhe prapë veç 1 milion. Nuk kemi qenë në dijeni se do të ndahet kjo shumë, ne kemi mendu që do të na ndajnë një shumë më të madhe, 5 milionë. Nëse jo 5 milionë, të paktën 2.5 milionë. Ne kemi borxhe të trashëguara, ne nuk mundemi në kohë pandemie edhe t’i paguajmë pagat edhe t’i lajmë borxhet”, tha Vrajolli për Gazetën Sinjali.

U.d. i drejtorit të ndërmarrjes tha se borxhi i “Trepçës” është rreth 8 milionë euro./Gazeta Sinjali/