image Trepça stoliset me trofeun e Superkupës së fituar në Suharekë

Basketboll

Trepça stoliset me trofeun e Superkupës së fituar në Suharekë

news image

Trepça është fituese e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit në finale kanë mundur Pejën me rezultat 78:76 (23:16, 17:16, 17:21, 21:23).

Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë, ku krijuan epërsi prej shtatë pikësh, 11:4, por pejanët u rikthyen shpejt, duke barazuar rezultatin në 13:13, megjithatë në fund të çerekut të parë, ‘Xehetarët’ sërish u shkëputën, duke e fituar këtë pjesë 23:16. Epërsia më e lartë në periudhën e dytë ishte dhjetë pikë, 26:16 dhe 28:18, por verdhezinjtë nuk u dorëzuan për tu rikthyer sërish në 32:31, por sërish skuadra nga Mitrovica ishte më e mirë në fund të pjesës së parë për të shkuar në pushim me rezultat 40:32.

Lojë shumë interesante u zhvillua edhe në periudhën e tretë, ku të dy skuadrat luftuan dhe dhanë maksimumin, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 57:53. Lojë me kthesa u zhvillua në dhjetë minutat e fundit. Peja rikthehet fuqishëm dhe bënë përmbysjen, për të kaluar në epërsi 59:66 dhe ishin në epërsi në fund, por në çastet vendimtare Trepça ishte më e vëmendshme dhe në fund me dy pikët nga Drilon Hajrizi triumfon 78:76.

Kevin Davis u shpall MVP i turneut, çmim të cilin ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, ndërsa trofeun kapitenit të Trepcës, Valdrin Haxhiu ia dorëzoi Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

/GazetaSinjaliSport/