image Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 21-të në Superligë, vëmendja në Mitrovicë

Futboll

Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 21-të në Superligë, vëmendja në Mitrovicë

news image

Xhiro-ja e 21-të e Superligës së Kosovës në Futboll do të mbyllet sot me dy ndeshje në program.

Vëmendja do të jetë në Mitrovicë, ku kampioni Ballkani i shkon skuadrës së Trepçës 89.

Pas fitores së djeshme të Dritës ndaj Prishtinës, gjilanasit rimorën lidershipin në tabelë me 44 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Ballkani.

‘Portokallinjtë’ do të kërkojnë fitoren sonte në “Riza Lushta”, në mënyrë që të mbajnë distancën e tre pikëve ndaj Dritës.

Trepça 89 ndërkohë ndodhet në pozitën e 7-të me 22 pikë të mbledhura.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Dukagjinit dhe Llapit.

Dukagjini vjen pas një humbje turpëruese si mysafir prej 5-1 ndaj Dritës, kurse Llapi triumfoi 2-1 në shtëpi ndaj Trepçës 89.

Llapi ndodhet në pozitën e 5-të në tabelë me 26 pikë, kurse Dukagjini një pozitë më poshtë, me një pikë më pak sesa llapjanët.

Të dy duelet fillojnë nga ora 13:00.

/GazetaSinjaliSport/