image Ndërpritet ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës, tifozët gjuajnë me karrige në parket

Futboll

Ndërpritet ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës, tifozët gjuajnë me karrige në parket

news image

Është ndërprerë ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Deri te ndërprerja ka ardhur, pasi tifozët e Bashkimit gjuajtën me karrige në parket ndaj lojtarëve të Trepçës.

Trepça është duke fituar me rezultat 43-34, teksa kanë mbetur edhe dy minuta lojë në çerekun e tretë.

Ndryshe, këto ndërprerje të ndeshjeve janë bërë thuajse të zakonshme, pasi pothuajse në çdo xhiro po ka probleme të tilla.

/GazetaSinjali/