image Ylli fiton 'trillerin' ndaj Trepçës, triumfon në Minatori pas vazhdimeve

Basketboll

Ylli fiton ‘trillerin’ ndaj Trepçës, triumfon në Minatori pas vazhdimeve

news image

KB Golden Eagle Ylli ka shënuar një fitore të madhe në udhëtimin në Mitrovicë.

Suharekasit kanë mposhtur Trepçn me rezultat 71-68 në Minatori.

Ndeshja u përcoll me rezultat të ngushtë në pjesën e dytë të ndeshjes, duke bërë që pas katër çerekëve dy skuadrat të shkojnë në vazhdime.

Pas vazhdimeve, suharekasit u treguan më të përqëndruar ku arritën të fitonin ndeshjen.

Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte padyshim Henrik Sirko i Yllit, ku ishte edhe koshashënuesi më i mirë i kësaj ndeshje, me 18 pikë, duke shtuar edhe 8 kërcime e një asistim.

Ndërokohë te mitrovicasit, Mikhaile Tmusic ishte lojtari më i dalluar, ku realizoi 18 pikë, përfshirë 7 kërcime e një asistim.

Pas një krize rezultatesh, Ylli regjistron tani fitoren e dytë me radhë në kampionat dhe të tretën në total pas javës së 7-të.

Ndërkohë kjo është humbja e dytë e Trepçës, pas asaj të pësuar ndaj Pejës në javën e 3-të.

Mitrovicasit vazhdojnë të mbajnë aktualisht pozitën e parë në tabelë, kurse Ylli ngritet në pozitën e katërt.

/GazetaSinjaliSport/