image Qeveria Hoti ndan 1 milion euro për "Trepçën" (DOKUMENT) - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

41299

Të shëruar

26453

Të vdekur

1062

Qeveria Hoti ndan 1 milion euro për “Trepçën” (DOKUMENT)

news image

Qeveria Hoti ka marrë vendim për ndarjen e 1 milionë eruove për ndërmarrjen publike “Trepça”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme elektronike që është mbajtur me kërkesë të kryeministrit, Avdullah Hotit.

Këto mjete, sipas këtij vendimi, do të alokohen në llogari të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, për mbështetjen e “Trepçës”.

Kujtojmë që llogaritë bankare të kësaj ndërmarrje janë bllokuar më 23 tetor të këtij viti, ndërkaq minatorët kanë hyrë në grevë që 5 ditë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin