image ZYRTARE: Adis Beqiragiq nënshkruan me Trepçën

Basketboll

ZYRTARE: Adis Beqiragiq nënshkruan me Trepçën

news image

Klubi basketbollistik Trepça ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin Adis Beqiragiq.

Beqiragiq tashmë është një emër mjaft i njohur për basketbollin kosovar, duke lënë gjurmë të mëdha për të arriturat e tij së fundi.

Trajneri boshnjak e menaxhoi skuadrën nga Suhareka, Golden Eagle Ylli për dy vite, duke u shpallur kampion në të dyja rastet, shkruan Sinjali Sport.

Gjithashtu tekniku boshnjak me Yllin fitoi edhe Ligën Unike si dhe Superkupën Mbarëkombëtare, të gjithë këta të cilët ishin të parët trofe në histori të klubit suharekas.

Përpara Yllit, ai e menaxhoi një gjysmësezon edhe klubin e Pejës, ku fitoi Kupën e Kosovës ndërkohë që “Play-Off” i Superligës ishte pezulluar për shkak të pandemisë Covid-19.

Klubi nga Mitrovica përmes një postimi në Facebook, i ka uruar mirëseardhje trajnerit Beqiragiq, duke shtuar se ai është një trajner i dëshmuar në basketbollin tonë dhe shumë i suksesshëm.

53-vjeçari njëherit është edhe përzgjedhës edhe i Bosnjës së Hercegovinës.

/GazetaSinjaliSport/