image Tym i madh në Gjakovë, dikush ua vë flakën mbeturinave (VIDEO)

Sinjalizime

Tym i madh në Gjakovë, dikush ua vë flakën mbeturinave (VIDEO)

news image

Ndotja e ajrit në forma të ndryshme, është një dukuri tejet e përhapur në Kosovë.

Dëmtimi i hapsirave publike e natyrore, në shumë raste kalon pa u ndëshkuar, madje gjobat për këto fenomene janë të rralla në Kosovë, për dallim prej rasteve që janë të shumta.

Edhe qytetarët e Gjakovës po vuajnë nga kjo pakujdesi, e disa banorëve të papërgjegjshëm, të cilët po djegin mbeturina, ku si pasojë po lirojnë tym tejet të madh duke dëmtuar ajrin dhe natyrën përreth.

Një sinjalizues ka dërguar pamje, nga lagja “Kolonia” në Gjakovë, ku po bëhen djegie masive të mbeturinave, me ç’rast po lirojnë tym të madh, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtij sinjalizuesi, ky veprim i neveritshëm po bëhet vetëm që t’iu kushtojë më lirë, në formë që të mos i dërgojnë mbeturinat në Deponinë Regjionale në Landovicë.

/GazetaSinjali/