image Helmohen tri nxënëse të shkollës së mesme në Ferizaj

Kosovë

Policia/ Helmohen tri nxënëse të shkollës së mesme në Ferizaj

news image

Tri vajza të mitura kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se janë helmuar.

Sipas mjekut, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë.

“Tri viktima femra K-Shqiptare (të mitura) nxënëse të shkollës së mesme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt. Sipas mjekut, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë në  lokalin e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njësia policore, së bashku me inspektorin kanë mbyll lokalin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, rasti është në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/