image Tri lokacione në lagjen Mati 1 janë nën mbikqyrjen e Policisë së Kosovës

Kosovë

Covid-19/ Tri lokacione në lagjen Mati 1 janë nën mbikqyrjen e Policisë së Kosovës

news image

Komuna e Prishtinës është shpallur zonë karantine, pasi që vetëm dje 20 persona janë konfirmuar me koronavirus në këtë komunë.

Pas rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për ta shpallur Prishtinë zonë karantinimi.

Ndërsa, Lagjet Mati 1 (Rruga “Ndue Perlleshi”), Tophane (rruga “Lidhja e Prizrenit”) dhe Veternik në Komunën e Prishtinës janë shpallur vatra të përhapjes së virusit.

Masat policore shihen se janë shtuar lagjen Mati 1. Tri lokacione, një kompleks banesor dhe dy shtëpi janë në mbikëqyrje 24-orëshe nga policia.

Në “Ndue Perlleshi”, në një kompleks banesor janë të infektuar tetë persona, familjarë të 56 vjeçarit, i cili vdiç ditë më parë, e që i njëjti ishte i infektuar me koronavirus.

Familjarë të tyre jetojnë në Veternik dhe në po atë zonë dyshohet se ka të infektuar, ku edhe po mbikqyret nga Policia së Kosovës.

Hyrjet-daljet në Komunën e Prishtinës janë ndaluar, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë./Gazeta Sinjali/