image Tri lagje mbeten pa ujë të pijes në Prishtinë

Aktuale/ Tri lagje mbeten pa ujë të pijes në Prishtinë

news image

Banorët e lagjeve “Mati 1”, “Tophane” dhe asaj të “Muhaxhirëve” kanë mbetur pa ujë të pijëshem që nga mëngjesi i ditës së sotme.

Ujë në një pjesë të lagjes së “Tophanës” nuk do të këtë derisa të zgjidhet problemi që është evidentuar, transmeton Gazeta Sinjali.

“Për shkak të një intervenimi nga ekipet teknike të ujësjellësit,  në një rrjedhje uji në lagjen” Tophane”,  sot nuk keni ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit e që pritet të përfundojë gjatë ditës dhe të I’u rikthehet furnizimi me ujë. Kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj”,  thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

Në anën tjetër lagjet “Mati 1” dhe “Muhaxhirët” sipas KRU mungesa e ujit mund të jetë si pasojë e ndonjë manipulimi të qytetareve të papërgjegjshëm.

“Në lagjen “ Mati 1 “ dhe “Muhaxhirët”, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme janë duke e kontrolluar sistemin e rrjetit në tërësi, në të dyja zonat , për shkak që uji nuk është ndërprerë nga ana e ujësjellësit. Mund të ketë manipulim me valvulat e rrjetit nga persona të pa përgjegjshëm apo edhe ndonjë defekt që është më vështirë të gjindet”, thuhhet në njoftim./Gazeta Sinjali/