image Tri femra dhe dy meshkuj rrahën me njëri-tjetrin në Prishtinë – të gjithë dërgohen në spital

Kosovë

Siguri/ Tri femra dhe dy meshkuj rrahën me njëri-tjetrin në Prishtinë – të gjithë dërgohen në spital

news image

Një rrahje mes pesë personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Në këtë rrahje janë përfshirë dy meshkuj dhe një femër në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa dy femra të tjera janë duke u trajtuar si viktima nga Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka thënë se të gjithë personat e përfshirë në këtë rrahje kanë pranuar ndihmë mjekësore.

“Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë tre të dyshuarit dhe dy viktima tjera femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/