image Tri ditë ikën nga Policia, arrestohet një grua dhe një burrë pasi vodhën mall në një market në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Tri ditë ikën nga Policia, arrestohet një grua dhe një burrë pasi vodhën mall në një market në Prishtinë

news image

Një grua dhe një burrë janë arrestuar mbrëmë, pasi dyshohen se kanë kryer vjedhje në një market në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë dje rreth orës 19:00, ndërsa rasti ka ndodhur ditën e mërkurë.

Përveç dy të dyshuarve, është arrestuar edhe një person tjetër i cili dyshohet se me automjetin e tij kishte transportuar mallin e vjedhur e dy të dyshuarve.

“Dy personat e dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/