image Tri automjete përfshihen në një aksident në qendër të Prishtinës, lëndohet një person

Policia/ Tri automjete përfshihen në një aksident në qendër të Prishtinës, lëndohet një person

news image

Një aksident ndërmjet tri automjeteve ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë afër menzës së studentëve.

Një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident, deri Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:30 ka ndodhë një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Sinjali/